Scholzi dhe Putini do të bisedojnë në telefon për herë të parë në gati dy vjet
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të zhvillojnë një bisedë telefonike të premten, raporton mediumi “Bloomberg”.
Dy udhëheqësit kishin biseduar për herë të fundit në mënyrë të drejtpërdrejtë në dhjetorin e vitit 2022, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Qeveria e Gjermanisë nuk komentoi menjëherë, kur u kontaktua nga agjencia “Reuters”.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha muajin e kaluar se Putini nuk ishte i gatshëm që të bisedonte me kancelarin gjerman për ndërmjetësimin e paqes në Ukrainë dhe e kritikoi atë për refuzimin e uverturave për bisedime.