Scholz tregon datën e mocionit të mosbesimit, u hap rrugën zgjedhjeve në Gjermani - NACIONALE

Scholz tregon datën e mocionit të mosbesimit, u hap rrugën zgjedhjeve në Gjermani

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka konfirmuar datën e mocionit të mosbesimit, duke u hapur kështu rrugën zgjedhjeve në Gjermani.

“The Guardian” raporton se Scholz ka konfirmuar se më 11 dhjetor do të paraqesë një kërksë për mocion mosbesimi ndaj qeverisë tij, që do të zhvillohet më pas më 16 dhjetor.

Kështu, kjo raportohet se do t’u hapë rrugë zgjedhjeve që pritet të mbahen më 23 shkurt.

“Le të punojmë së bashku për të mirën e vendit deri në zgjedhjet e reja.” – ka thënë ai para anëtarëve të Bundestagut, duke këmbëngulur se qeveria e tij do të vazhdojë punën.

Ndryshe, koalicioni qeveritar në Gjermani mes SPD – Të Gjelbrit – FDP është shpërberë më gjashtë nëntor, për shkak të mosmarrëveshje në lidhje me politikën ekonomike për rigjallërimin e ekonomisë gjermane.

Scholz kërkoi shkarkimin e Ministrit të Financave, Christian Lidner, duke thënë se ky është një hap për të shmangur dëmin ndaj vendit.

"Sapo i kërkova Presidentit shkarkimin e Ministrit të Financave. E shoh të domosdoshme këtë hap për të shmangur dëmin ndaj vendit tonë. Ne kemi nevojë për një qeveri funksionale, që ka forcën për të marrë vendimet e nevojshme për vendin tone.” – kishte deklaruar ai.

Lajme të ngjashme