Scholz-it s’i vjen mirë për kandidimin e Trumpit për president: S’jam i impresionuar - NACIONALE

Scholz-it s’i vjen mirë për kandidimin e Trumpit për president: S’jam i impresionuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kancelari i Gjermanisë, Olzaf Scholz, tha të mërkurën se nuk është i impresionuar nga njoftimi i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për të garuar për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, duke shtuar se kjo gjë nuk ishte temë në margjinat e samitit të Grupit G20 në Indonezi.

Scholz-i tha se njoftimi i Trump-it nuk është mbresëlënës, sepse ka ndodhur pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara, “ku tash gjithashtu mund të shpresohet, si në zgjedhjet e kaluara, do të mbetet i mundshëm një vendim kundër populizmit”, raporton agjencia “Reuters”.

Sipas kancelarit gjerman, i cili dha një intervistë në televizionin NTV, presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është “një politikan shumë i zgjuar, me shumë përvojë dhe transatlanticist i rëndësishëm”, i cili e çmon bashkëpunimin mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kur u pyet të mërkurën nëse kandidatura e Trump-it është komentuar në samitin e Grupit G20 në Indonezi, kancelari gjerman tha: “Lajmi i mirë është që aspak.”

Lajme të ngjashme