Rusia vret me dron një fëmijë e dy të rritur në Sumy të Ukrainës - NACIONALE

Rusia vret me dron një fëmijë e dy të rritur në Sumy të Ukrainës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një sulm rus me dron ndaj një fshati të rajonit Sumy të Ukrainës gjatë natës së kaluar la të vrarë një djalë 8-vjeçar dhe dy të rritur, ndërsa tre persona të tjerë pësuan lëndime, tha të martën herët administrata ushtarake e rajonit verilindor ukrainas.

“Sulmi ua mori jetën njerëzve nga familje të ndryshme. Të gjithë jetonin në rrugën e njëjtë. Shkuan për të fjetur në shtëpitë e tyre, por dronët rusë e ndërprenë gjumin e tyre – përgjithmonë” – tha administrata ushtarake.

Shkalla e plotë e sulmit gjatë natës ndaj këtij rajoni nuk ishte menjëherë i qartë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kjo agjenci nuk mundi ta vërtetonte menjëherë raportin. Nuk pati koment të menjëhershëm nga Rusia.

Të dyja palët e konfliktit mohojnë se i vënë në shënjestër civilët gjatë sulmeve të tyre, por mijëra civilë kanë vdekur në luftën që Rusia e nisi kundër Ukrainës në shkurtin e vitit 2022.

Lajme të ngjashme