Rusia thotë se ShBA-ja duhet t’i ndajë informatat që i ka për sulmin afër Moskës - NACIONALE

Rusia thotë se ShBA-ja duhet t’i ndajë informatat që i ka për sulmin afër Moskës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia tha të premten se nëse Shtetet e Bashkuara e dinë me siguri se Ukraina nuk ishte e përfshirë në sulmin masiv afër Moskës, Uashingtoni duhet të ndajë çfarëdo informacioni që ka.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha më herët të premten se “nuk ka tregues në këtë kohë se Ukraina, ukrainasit ishin të përfshirë”, raporton agjencia “Reuters”.

“Shtëpia e Bardhë tha se nuk sheh shenja që Ukraina ose ukrainasit janë të përfshirë në sulmin terrorist në Moskë. Mbi çfarë baze tërheqin çfarëdo konkluzioni zyrtarët në Uashington në mesin e një tragjedie për pafajësinë e dikujt” – tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Ajo shtoi se nëse Uashingtoni ka informata, ato duhet t’i ndajë, e nëse nuk ka, nuk duhet të flasë në atë mënyrë.

Disa persona të armatosur hapën zjarr në Sallën “Crocus”, e cila ka 6.200 ulëse dhe ndodhet në Krasnogorsk, afër Moskës, të premten në mbrëmje, përderisa njerëzit po i zinin ulëset e tyre për një koncert të grupit rus të muzikës rok, “Piknik”. Të gjitha biletat për këtë koncert ishin shitur, raporton gazeta “The Guardian”.

Në videot që kanë qarkulluar shihen burra me pajisje luftarake duke hapur zjarr me armë automatike, përderisa rusët në panik po mundoheshin të iknin për të shpëtuar. Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve AFP se përderisa njerëzit po vraponin drejt daljeve emergjente, “ishte një shtypje e tmerrshme”, kur vizitorët e koncertit po kërcenin mbi kokat e njëri-tjetrit për të dalë jashtë.

Lajme të ngjashme