Rusia pretendon se Ukraina ka kryer disa sulme me dronë në territorin e saj të dielën
Të dielën, ministria ruse e mbrojtjes publikoi informacione për një tjetër sulm me dron që synonte rajonin perëndimor të Belgorodit si dhe bombardime në rajonin verior të Kurskut.
Sipas raportimit të CNN, një dron ukrainas tentoi të kryente një sulm në territorin rus, por Moska deklaroi se kjo përpjekje u pengua.
Ministria e Mbrojtjes tha se droni "u zbulua dhe u shkatërrua nga mjetet ruse të mbrojtjes ajrore mbi territorin e rajonit të Belgorod", duke shtuar se nuk pati viktima apo dëme pas sulmit.
Sulmet e raportuara dhe sulmet me dronë nga forcat ukrainase kanë ndodhur me frekuencë në rritje muajt e fundit. Kyiv rrallë merr përgjegjësi të drejtpërdrejta për sulme të tilla, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se lufta "po kthehet gradualisht" në tokën ruse.