Rusia pretendon se ka bërë avancime në Zaporizhzhia, vendet e NATO-s grinden për tanke - NACIONALE

Rusia pretendon se ka bërë avancime në Zaporizhzhia, vendet e NATO-s grinden për tanke

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia ka pretenduar të ketë bërë avancime në rajonin e Zaporizhzhias në Ukrainë derisa aleatët e NATO-s vazhdojnë të grinden mbi furnizimet potencionale me tanke për vendin e shkatërruar nga lufta.

Pas muajsh të tërë të ngërçit në rajonin jug-lindor, zyrtarët e instaluar nga Moska kanë thënë se fronti tashmë ishte “mobil” ndërsa ushtria ukrainase ka raportuar se janë 15 vendbanime nën zjarr artilerie.

“Në përpjekje për ta studiuar mbrojtjen tonë, armiku ka aktivizuar zjarr artilerie,” – ka shkruar Oleksandër Starukh, guvernator i rajonit të Zaporizhzhias në Ukrainën juglindore përmes Telegramit, raporton The Guardian.

Rusia qëlloi 166 herë gjatë kësaj dite, u shpreh Starukh, me 113 sulme që synon zonat e populluara, duke e vrarë edhe një civil.

Moska tha që trupat e saj ishin në lëvizje drejt Orikhivit, 30 milje në jug larg kryeqytetit Hulyaipole por zyrtarët ukrainas thanë se shkala e avancimeve ruse ishte e ekzagjeruar prej tyre.

“Për momentin ata nuk kanë kapur asgjë. Të gjitha përpjekjet e tyre janë zmbrapsur, dhe armiku ka pësuar humbje,” – pretendoi Yevhen Yerin, zëdhënës i ushtrisë ukrainase në Zaporizhzhia.

Megjithatë, lëvizjet ruse në Zaporizhzhia mund të shkaktojnë shqetësim në Kiev në kohën kur premtimi për tanket perëndimore po bëhet më i vështirë.

Në samitin special ndërkombëtar në bazën ushtarake amerikane të Ramstein, në jug-perëndim të Gjermanisë, Berlini me kokëfortësi ka refuzuar që të marrë vendim nëse do të ofrojë ose jo tanket Leopard 2 që të dërgohen në Ukrainë. Si prodhues i tankeve Leopard, Berlini mban të drejtën e vetos për transferimin e tyre.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, kritikoi gjatë ditës së sotme dështimin e Gjermanisë për të fuznizuar pajisjet për në Ukrainë.

“Qasja e Gjermanisë është e papranueshme. Është bërë gati një vit prej që lufta filloi. Njerëz të pafajshëm po vdesin përditë,” – u shpreh Morawiecki.

Ka pasur shpresë në Kiev dhe në ShBA që të paktën Gjermania do të lejonte Leopardët që janë nën zotërim të vendeve si Polonia e Finlanda që të rieksportoheshin. Sidoqoftë, ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë që pavarësisht pritjeve të theksuara, “ne ende nuk mund ta themi se kur do të merret një vendim, dhe se çfarë vendimi do të jetë, kur është fjala për tanket Leopard.”

Polonia ka thënë që është e gatshme t’i dorëzojë 14 tanke Leopard drejt Kievit.

Lajme të ngjashme