Rusia i hakmerret Polonisë, ia mbyll konsullatën në Shën Petersburg
Rusia tha të enjten se kishte vendosur që ta mbyllte konsullatën e përgjithshme të Polonisë në Shën Petersburg si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Polonisë për ta mbyllur konsullatën ruse në Poznan.
Ministria e Jashtme e Rusisë than ë një deklaratë se gjithashtu do të shpallte tre anëtarë të stafit diplomatic të konsullatës polake “persona non grata” dhe se ata do të duhet që të largohen nga Rusia deri në një datë të caktuar, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Palës polake iu theksua që Moska ka marrë dhe do të marrë masa të rrepta hakmarrëse kundër çfarëdo hapi jomiqësor ndaj Rusisë” – thuhet në deklaratë.
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, i tha agjencisë “Reuters” se Rusia nuk ka të drejtë që të veprojë në këtë mënyrë, pasi vendimi i Polonisë për ta mbyllur konsullatën ruse në Poznan ishte reagim ndaj sabotimit dhe zjarrvënies së qëllimshme nga Rusia në Poloni.
“Dhe ne nuk kryejmë zjarrvënie ose sabotim në Rusi. Megjithatë, secili e di se si është Rusia, prandaj ky nuk është veprim i papritur” – shtoi ai.