Rusia e sulmon Kievin me dronë në sulmin e 15-të ajror këtë muaj
Rusia dërgoi dy valë dronësh drejt kryeqytetit ukrainas gjatë natës së kaluar në sulmin e saj të 15-të ajror ndaj Kievit vetëm këtë muaj, thanë të premten zyrtarë të qytetit.
Më shumë se dhjetë dronë u rrëzuan gjatë sulmit që zgjati rreth katër orë, tha në rrjetin “Telegram” administratori ushtarak i kryeqytetit, Serhiy Popko, raporton agjencia “Reuters”.
Ai shtoi se autoritetet nuk kishin pranuar ndonjë raportim për të lënduar dhe se mbetjet kishin shkaktuar një zjarr që më vonë u shua.
Korrespondentët e agjencisë “Reuters” raportuan se kishin dëgjuar shumë shpërthime mbi qytet të premten herët.
Rusia ka mohuar se vë në shënjestër civilë gjatë pushtimit të plotë të Ukrainës, që e nisi në shkurt të vitit 2022, por rregullisht ka hedhur raketa e dronë drejt qytezave e qyteteve që ndodhen prapa vijës së frontit.