Rusia e bombardon gabimisht me aeroplan supersonik qytetin e vet, Belgorod
Një aeroplan luftarak rus ka shkrepur një armë aksidentalisht mbi qytetin rus, Belgorod, afër Ukrainës, duke shkaktuar një shpërthim dhe duke dëmtuar ndërtesa, citohet të ketë thënë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Të enjten vonë, autoritetet lokale raportuan për një shpërthim të fuqishëm në qytetin që shtrihet afër kufirit me Ukrainën. Guvernatori lokal tha se dy gra janë lënduar, raporton gazeta "The Guardian".
WATCH 🚨 Explosion hits street in the Russian city of Belgorod, Russia says Belgorod blast due to aircraft's loss of ammunition pic.twitter.com/raoHlDSwK6
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) April 20, 2023
"Përderisa një aeroplan i tipit Sukhoi Su-34 po fluturonte mbi qytetin e Belgorodit, pati një zbrazje aksidentale të municionit të avionit"- citohet të ketë thënë Ministria e Mbrojtjes, sipas agjencisë së lajmeve, "Tass".
Kjo ministri nuk tregoi se çfarë arme është shkrepur. Aeroplani Su-34 është bombardues supersonik. Ministria tha se disa ndërtesa janë dëmtuar dhe njoftoi se hetimi për këtë rast tashmë ka nisur.