Rusia çon para planin për dërgim të armëve bërthamore në Bjellorusi - NACIONALE

Rusia çon para planin për dërgim të armëve bërthamore në Bjellorusi

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Rusia ka çuar përpara planin e saj për të zhvendosur armë taktike nukleare në Bjellorusi, duke nënshkruar një marrëveshje për lehtësimin e vendosjeve të kokave bërthamore në shtetin fqinj, raportoi Euronews.

Ky plan për të çuar armë bërthamore matanë kufirit rus ishte njoftuar nga vetë presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një interviste më 25 mars.

Nuk raportohet për një datë specifike të bartjes së këtyre arme, megjithatë pritshmëritë ekzistojnë se kjo mund të kryher përbrenda një muaj kohë.

Raketat Iskander-M, me aftësi për të mbajtur koka luftarake, tashmë u janë dorëzuar forcave të armatosura bjelloruse, tha ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu, siç e citoi media evropiane.

"Ushtarët bjellorusë kanë marrë trajnimin e nevojshëm," shtoi Shoigu, duke theksuar se të dy vendet do të sigurojnë sigurinë optimale.

Simbas vlerësimeve të bëra nga Shtetet e Bashkuara, Federata Ruse ka rreth 2 mijë koka bërthamore që mund të përdoren për të arritur avantazhe të caktuara në terren.

Lajme të ngjashme