Rusët publikojnë videon - Biden urdhëroi bombardimin e Beogradit - NACIONALE

Rusët publikojnë videon - Biden urdhëroi bombardimin e Beogradit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Serbi kanë publikuar një tekst në të cilin thonë se e dinë se BE-ja mund të llogarisë në mikpritjen dhe dhembshurinë e Serbisë ndaj ukrainasve.

Mirëpo siç duket, pranimi i refugjatëve ukrainas nga Serbia dhe bashkëpunimi i kësaj të fundit me BE-në, po i pengon Moskës zyrtare.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharov, ka publikuar një video të takimeve të vitit 1998 të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

"Unë sugjerova bombardimin e Beogradit. Unë sugjerova që pilotët amerikanë të shkonin atje dhe të shkatërronin të gjitha urat e Drinit," dëgjohet Biden duke folur në video incizimin e postuar nga Zakharova në llogarinë e saj në Telegram.

"Jugosllavia nuk përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë për Shtetet e Bashkuara apo qytetarët e saj. Ata thjesht kishin nevojë për të," përfundoi Zaharova.

Kliko këtu për të parë videon: https://t.me/MariaVladimirovnaZakharova/2174

Lajme të ngjashme