Rumania planifikon që të blejë aeroplanë luftarakë amerikanë, F-35
Rumania planifikon që të blejë aeroplanë luftarakë amerikanë, F-35, për t’i fuqizuar kapacitetet e mbrojtjes ajrore, tha Këshilli Suprem i Mbrojtjes.
Procesi i modernizimit të forcës ajrore rumune do të vazhdojë me blerjen e aeroplanëve të gjeneratës së fundit, F-35, thuhet në një deklaratë të këtij këshilli.
“Pasja e kapaciteteve të fuqishme, të besueshme, të ndërveprueshme, fleksibile dhe efikase operacionale të mbrojtjes ajrore... si pjesë e zotimeve tona si anëtare e NATO-s dhe BE-së, është thelbësore që Rumania t’i plotësojë objektivat e politikës së mbrojtjes”- thuhet në deklaratë.
Në shkresë theksohet se Rumania duhet t’i vazhdojë përpjekjet për ta siguruar përkrahjen e nevojshme për partnerët e tjerë të brishtë në rajon, raporton agjencia "Anadolu".
“Ka të bëjë kryesisht me Republikën e Moldavisë, e cila, pas Ukrainës, është më së shumti e shpërfaqur ndaj agresionit dhe presionit rus”- thuhet në deklaratë.
