Rubio: Qëllimi i operacionit, eliminimi i raketave balistike iraniane me rreze të shkurtër - NACIONALE

Rubio: Qëllimi i operacionit, eliminimi i raketave balistike iraniane me rreze të shkurtër

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha se qëllimi i operacionit ushtarak të vendit të tij kundër Iranit ka për qëllim që “ta eliminojë rrezikun e raketave balistike iraniane me rreze të shkurtër dhe rrezikun që paraqitet nga marina e tyre, sidomos ndaj aseteve detare”.

“Ky është objektivi i qartë i këtij misioni” – tha kryediplomati amerikan, edhe pse presidenti Donald Trump ka thënë se operacioni ushtarak është i lidhur edhe me ndërrimin e regjimit në Iran, raporton televizioni CNN.

Rubio shtoi se Irani do të kundërpërgjigjej, nëse do të sulmohej, por prapë argumentoi se bëhej fjalë për një “rrezik të menjëhershëm”.

“Rreziku i menjëhershëm ishte se ne e dinim që nëse Irani do të sulmohej, dhe ne besonim se do të sulmohej, ata menjëherë do të na viheshin pas dhe ne nuk do të qëndrojmë ulur e të pësojmë një goditje para se të kundërpërgjigjemi” – tha ai para gazetarëve në “Capitol Hill” të hënën.

“Vlerësimi që u bë ishte se nëse ne do të qëndronim e të prisnim që ky sulm të vinte së pari para se t’i godisnim ne, ne do të pësonim shumë më shumë viktima” – tha Rubio.

Sipas tij, lejimi i Iranit që ta vazhdonte zhvillimin e raketave balistike me rreze të shkurtër ishte “rrezik i papranueshëm” dhe se ishte e rëndësishme që të nisej operacioni ushtarak në kohën kur Teherani ishte në “pikën më të dobët”.

Lajme të ngjashme