Rritje rekorde javore e rezervave të Bankës Qendrore të Turqisë me guvernatoren e re
Rezervat ndërkombëtare të Bankës Qendrore të Turqisë u rritën për rreth 8,5 miliardë dollarë dhe shkuan në rreth 9 miliardë dollarë, duke e shënuar rritjen më të madhe javore ndonjëherë, thanë të martën katër përfaqësues bankash, pasi banka e ndërpreu ndërhyrjen në tregun e valutave të huaja dhe lira shënoi rënie.
Vlera e rezervave totale u rrit për 4,5 miliardë dollarë dhe shkoi në 107,5 miliardë dollarë deri më 23 qershor, sipas përllogaritjeve të përfaqësuesve të bankave.
Vlerësimet për rritjen e rezervave neto ishin mes 8,2 e 8,5 miliardë dollarësh, ndërsa vlerësimet për rritjen e vlerës së rezervave totale ishin mes 4,3 miliardë e 4,8 miliardë dollarësh, raporton agjencia “Reuters”.
Rritja më e madhe javore e vlerës së rezervave ndërkombëtare neto ishte regjistruar në shkurtin e vitit 2002 – 8,2 miliardë dollarë.
