Rrëzohet një helikopter ushtarak në Turqi, vdesin gjashtë ushtarë
Një helikopter ushtarak turk, që i përkiste Shkollës së Aviacionit Ushtarak, është rrëzuar në qytetin Isparta të Turqisë, duke lënë gjashtë ushtarë të vdekur.
Autoambulanca dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa guvernatori Abdullah Erin raportoi se gjashtë ushtarë e kanë humbur jetën, raporton gazeta turke “Hurriyet”.
Merret vesh se në mesin e të vdekurve nga aksidenti me helikopter është Gjeneral Brigade Isa Baydilli, komandant i Shkollës së Aviacionit Ushtarak në Isparta.
Kryetari i qytetit, Sukru Basdegirme, tha se ka pranuar informata se një helikopter ushtarak ishte rrëzuar në distriktin Keçiborlu dhe se të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe të kërkim-shpëtimit të komunës ishin drejtuar për në vendin e ngjarjes.
Isparta Belediye Başkanı Şükrü Başdeğirmen:
— Nigar Ogeday🇹🇷🇦🇿🇹🇲🇰🇬🇰🇿🇺🇿🇵🇰🇭🇺 (@ogeday_nigar) December 9, 2024
"Eğitim için havalanan 2 helikopter birbirine temas ederek düşüyor. Kesin olmamakla birlikte 1 şehit, 1 yaralı var." pic.twitter.com/7SwuWwPjUW