Rrëzohet një aeroplan i madh ushtarak rus afër Ukrainës, së paku 65 të vdekur - NACIONALE

Rrëzohet një aeroplan i madh ushtarak rus afër Ukrainës, së paku 65 të vdekur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aeroplan transportues rus i tipit “Ilyshin-76” është rrëzuar në rajonin jugperëndimor të Rusisë, Belgorod, afër kufirit me Ukrainën.

Së paku 65 persona që ndodheshin në të kanë vdekur, sipas raportimeve ruse në të cilat citohet Ministria e Mbrojtjes, raporton televizioni BBC.

Agjencia ruse e lajmeve, “Ria Novosti”, tha se në mesin e personave që ndodheshin në aeroplan ishin disa ushtarë të kapur ukrainas.

Guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov, tha se ishte i vetëdijshëm për një “incident”, por nuk dha hollësi.

Lajme të ngjashme