Rrëzohet edhe një avion në ShBA, mediat publikojnë pamjet - NACIONALE

Rrëzohet edhe një avion në ShBA, mediat publikojnë pamjet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një avion mjekësor që po transportonte një fëmijë që sapo kishte përfunduar trajtimin për një sëmundje kërcënuese për jetën, nënën e saj, dhe katër të tjerë, është rrëzuar në një lagje të Filadelfias, pak pas nisjes të premten në mbrëmje.

Jet Rescue Air Ambulance, që operonte avionin Learjet 55, ka thënë në një deklaratë: “Nuk mund të konfirmojmë të mbijetuar”.

Personat në avion kanë qenë nga Meksika, derisa fëmija, po transportohej për në shtëpi. Pacientja dhe nëna e saj, kanë qenë në bord me katër pjesëtar të ekuipazhit.

Guvernatori Josh Shapiro ka thënë në një konferencë për media se zyrtarët presin viktima nga kjo fatkeqësi.

“E dijmë që do të ketë humbje” – ka thënë ai sipas Associated Press.

Një kamerë po ashtu kapi pamjet kur avioni u rrëzua, duke eksploduar pranë një qendre tregtare dhe një rruge të madhe.

Në një postim në faqen e tij “Truth Social”, presidenti Donald Trump ka thënë: “Shumë i mërzitur të shoh avionin që u rrëzua në Filadelfia”.

"Më shumë shpirtra të pafajshëm humbën," - shtoi ai. "Njerëzit tanë janë plotësisht të angazhuar."

Lajme të ngjashme