Rreth 70 të vdekur në Izrael pas sulmit nga grupi militant Hamas
Shërbimi kombëtar i shpëtimit i Izraelit njoftoi se të paktën 70 njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në një sulm të befasishëm nga grupi militant Hamas.
Viktimat e bënë sulmin e Hamasit në Izraelin jugor, sulmin më vdekjeprurës në Izrael në vite, shkruan AP.
Magen David Adom tha të shtunën se "qindra" njerëz u plagosën rëndë dhe i kërkoi publikut që të dëgjonte direktivat e autoriteteve izraelite për siguri.
Të plagosurit po evakuoheshin me autoambulanca, mjete të lëvizshme të kujdesit intensiv dhe me helikopter në spitale të ndryshme.
Nga ana tjetër, të paktën 198 njerëz në Rripin e Gazës janë vrarë në hakmarrjen e Izraelit, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.