Rrëmbyesit nigerianë kërkojnë një miliard naira për lirimin e qindra nxënësve e stafit të shkollës - NACIONALE

Rrëmbyesit nigerianë kërkojnë një miliard naira për lirimin e qindra nxënësve e stafit të shkollës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Personat e armatosur që kanë rrëmbyer 286 nxënës dhe pjesëtarë të stafit nga një shkollë në veri të Nigerisë javën e kaluar kanë kërkuar gjithsej një miliard naira (620 mijë e 432 dollarë amerikanë) për lirimin e tyre, thanë një zëdhënës i familjeve të pengjeve dhe një këshilltar lokal.

Fëmijët e shkollës, disa nxënës më të rritur dhe disa pjesëtarë të stafit të shkollës u rrëmbyen më 7 mars në qytezën Kuriga, në shtetin veriperëndimor Kaduna të Nigerisë. Ky ishte rrëmbimi i parë masiv në shtetin afrikan që nga viti 2021, raporton agjencia “Reuters”.

Jubril Aminu, udhëheqës komuniteti që vepron si zëdhënës i familjeve të pengjeve, tha se ai kishte pranuar një telefonatë nga rrëmbyesit të martën.

“Ata kërkuan haraç prej gjithsej një miliardi (naira) për të gjithë nxënësit, studentët dhe stafin e shkollës” – tha Aminu.

“Ata dhanë ultimatum për ta paguar haraçin brenda 20 ditëve, duke filluar nga data e rrëmbimit. Thanë se do t’i vrasin të gjithë nxënësit dhe stafin, nëse nuk plotësohet kërkesa e haraçit” – shtoi Aminuja.

Idris Ibrahim, zyrtar i zgjedhur nga këshilli komunal Kuriga Ward, i konfirmoi kërkesën e haraçit dhe shumën e parave.

Lajme të ngjashme