“Rostec”: Rusia do t’i dislokojë në Ukrainë obusët më të rinj, “Koalitsiya-SV” - NACIONALE

“Rostec”: Rusia do t’i dislokojë në Ukrainë obusët më të rinj, “Koalitsiya-SV”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia së shpejti do t’i dislokojë obusët më të rinj të saj kundër forcave ukrainase si pjesë e atij që Moska e quan “operacion special ushtarak”, tha të mërkurën drejtori i kompanisë shtetërore ruse të mbrojtjes, “Rostec”.

Testimi i njësive të reja të obusëve “Koalitsiya-SV” është përfunduar dhe prodhimi masiv i tyre tashmë ka nisur, i tha agjencisë RIA Sergei Chemezov, drejtor i “Rostec”-ut, përcjell agjencia “Reuters”.

Sipas tij, grupi i parë i obusëve si pjesë e planit pilot do të shpërndahen në fund të këtij viti.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, raportoi më herët këtë muaj se obusë të tillë tashmë ishin dislokuar në vijën e frontit në Ukrainë.

Këta obusë kanë rreze veprimi deri në 70 kilometra dhe janë të pajisur me topin modern 152-milimetërsh, 2A88, me kapacitet të qitjes prej më shumë se dhjetë predhash në minutë, si dhe me sistem modern të automatizimit të drejtimit të tytës, përzgjedhjes së cakut dhe navigimit, sipas agjencisë TASS.

Lajme të ngjashme