Rikthimi i Trumpit i rrezikon liritë e njeriut, thotë drejtoresha e HRW-së
Rikthimi i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme i rrezikon liritë në ShBA dhe jashtë saj, tha të enjten Tirana Hassan, drejtoreshë e organizatës së njohur për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch”, duke paralajmëruar se mandati i dytë i amerikanit si president mund të jetë më i dëmshëm se i pari.
“Mandati i parë i administratës së Trumpit na tregoi se për çfarë janë në gjendje ata dhe veçanërisht na e tregoi mungesën e tyre të përkushtimit ndaj të drejtave të njeriut” – i tha zonja Hassan agjencisë së lajmeve “Reuters” para publikimit të Raportit Botëror ku jepen përshkrime për praktikat rreth të drejtave të njeriut në më shumë se 100 shtete.
Hassan, avokate australiane që ka përfaqësues azilkërkues, shtoi se toni i vendosur nga administrate e Trumpit mund t’i trimërojë autokratët përreth botës që të miratojnë politika shtypëse.
Ekipi i Trumpit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment rreth deklaratës së drejtoreshës së HRW-së.
Ajo gjithashtu i kritikoi politikat e presidentit amerikan në largim, Joe Biden, për t’i ofruar armë Izraelit në luftën e Gazës pavarësisht atyre që ajo i quajti dëshmi të qarta se armët po përdoreshin për të kryer mizori.
Një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit u njoftua të mërkurën.