Rebelët sirianë marrin kontrollin e shumicës së Aleppos, thonë vëzhguesit
Forcat rebele në Siri kanë marrë nën kontroll "shumicën" e qytetit të dytë më të madh të vendit, Aleppo, sipas grupit monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR).
Rusia nisi sulme ajrore në pjesë të Alepos gjatë natës për herë të parë që nga viti 2016, shtuan vëzhguesit, raporton BBC.
SOHR tha se më shumë se 300 njerëz – duke përfshirë më shumë se 20 civilë - janë vrarë që nga fillimi i ofensivës të mërkurën.
Ofensiva është më e madhja kundër qeverisë siriane në vite dhe hera e parë që rebelët që luftojnë forcat e presidentit Bashar al-Assad kanë arritur në Aleppo, që kur u detyruan të largoheshin nga ushtria në vitin 2016.