Realizohet fluturimi i parë në Damask që nga rrëzimi i Assadit
Fluturimi i parë që nga rrëzimi i ish-presidentit sirian, Bashar al-Assad, u nis nga aeroporti ndërkombëtar i Damaskut për në qytetin Aleppo, në pjesën veriore të Sirisë, sipas gazetarëve të agjencisë së lajmeve AFP, të cilët ishin në vendin e ngjarjes.
43 persona, përfshirë disa gazetarë, ishin në aeroplanin e prodhuesit “Airbus”, pjesë e kompanisë ajrore “Syrian Air”, raporton gazeta “The Guardian”.
Assadi iku nga Siria pas një ofensive të shpejtë të rebelëve, e cila u nis më 27 nëntor dhe e mori kontrollin në qytet pas qyteti.
Ushtria dhe forcat e tjera të sigurisë të regjimit të kaluar e braktisën aeroportin e Damaskut më 8 dhjetor dhe deri të martën e 18 dhjetorit aty nuk ishte realizuar asnjë fluturim – as nisje, as aterrim.
Më herët këtë javë, stafi i aeroportit po e vendoste me ngjyrë flamurin e pavarësisë që u bë simbol i kryengritjes së vitit 2011 dhe të cilin po e përdorin pushtetarët e rinj të Sirisë.
Flamuri i vjetër i epokës së Assadit u zëvendësua me flamurin e ri edhe në terminalin e aeroportit.