Raportohet se Trumpi do të takohet me kryeministrin e Katarit për ta diskutuar armëpushimin në Gaza - NACIONALE

Raportohet se Trumpi do të takohet me kryeministrin e Katarit për ta diskutuar armëpushimin në Gaza

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohet të mërkurën me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, për t’i diskutuar bisedimet rreth marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, sipas reporterit të mediumit amerikan “Axios”, Barak Ravid.

Negociatorët e Izraelit dhe Hamasit kanë marrë pjesë në rundin më të ri të bisedimeve në Doha nga 6 korriku, duke diskutuar një propozim të ndërmjetësuar nga ShBA-ja për një armëpushim 60-ditor që parasheh lirim të pengjeve në faza, tërheqje të trupave izraelite nga disa pjesë të Gazës dhe diskutime për t’i dhënë fund konfliktit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Emisari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha të dielën se ai ishte “me shpresë” për bisedimet për armëpushim që po zhvillohen në Katar, shtet që ka shëbyer si ndërmjetës kyç mes dy palëve të konfliktit.

Ndërmetjësit amerikanë, egjiptianë dhe kataras kanë qenë duke punuar për të siguruar një marrëveshje. Megjithatë, Izraeli dhe Hamasi janë të ndarë sa i përket nivelit të një tërheqjeje të mundshme të forcave izraelite nga enklava palestineze.

Një armëpushim i mëhershëm dymujor u prish, kur nga sulmet izraelite u vranë më shumë se 400 palestinezë më 18 mars. Më herët këtë vit, presidenti amerikan propozoi që ShBA-ja ta merrte nën kontroll Gazën. Ky plan u dënua globalisht nga eksertët e të drejtave të njeriut, OKB-ja dhe palestinezët, duke u cilësuar si propozim për “sprastrim etnik”.

Trumpi dhe kryeministri i Katarit, pritet të diskutojnë, përpos për armëpushimin në Gaza, edhe për përpjekjet për rinisjen e bisedimeve mes ShBA-së dhe Iranit për arritjen e një marrëveshjeje të re bërthamore, tha reporteri Ravid, duke cituar një burim të afërt me këtë çështje./Nacionale

Lajme të ngjashme