Raportohet se sulmi izraelit ka goditur në Liban një automjet që po bartte vëzhgues të OKB-së - NACIONALE

Raportohet se sulmi izraelit ka goditur në Liban një automjet që po bartte vëzhgues të OKB-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një sulm izraelit mëngjesin e së shtunës goditi një automjet që po transportonte vëzhgues të Kombeve të Bashkuara afër qytezës jugore libaneze, Rmeish, i thanë agjencisë “Reuters” dy burime të sigurisë.

Nuk pati koment të menjëhershëm nga misioni paqeruajtës i OKB-së në jug të Libanit, UNIFIL, që i shoqëron vëzhguesit teknikë të cilët e monitorojnë Vijën e Kaltër, që kalon përgjatë kufirit mes Libanit dhe Izraelit, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Ushtria izraelite mohoi se kishte kryer sulm kundër një automjeti me paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në jug të Libanit.

“Ndryshe nga raportimet, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit nuk sulmuan një automjet të UNIFIL-it në zonën e Rmeish-it këtë mëngjes” – thuhet në një deklaratë të ushtrisë izraelite.

Mediat libaneze pretenduan se disa vëzhgues të UNIFIL-it u plagosën nga sulmi.

Një burim i sigurisë i tha agjencisë “Reuters” se një veturë po transportonte tre vëzhgues teknikë të OKB-së dhe një përkthyes libanez, kur u godit në jug të Libanit.

Ky burim dhe një burim tjetër i sigurisë thanë se ky sulm – për të cilin e akuzojnë Izraelin – la disa të plagosur nga ata që ndodheshin në veturë.

Lajme të ngjashme