Raportohet se forcat speciale izraelite kanë bastisur një fabrikë raketash në Siri - NACIONALE

Raportohet se forcat speciale izraelite kanë bastisur një fabrikë raketash në Siri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Po dalin hollësi rreth asaj që duket bastisje e forcave speciale izraelite në një “objekt të Hezbollahut për prodhimin e raketave” në Siri.

Qeveria izraelite nuk ka thënë asgjë për operacionin që, sipas raportimeve të mediave amerikane, ndodhi në fillim të kësaj jave, raporton televizioni BBC.

Mediat shtetërore siriane thonë se 18 njerëz u vranë të hënën gjatë bastisjes afër qytetit Masyaf – rreth 40 kilometra në veri të kufirit me Libanin – dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Sipas gazetës “The News York Times”, forcat speciale izraelite u lëshuan nga helikopterët, vendosën mjete shpërthyese brenda objektit të ndërtuar nga Irani dhe morën të dhëna të ndjeshme.

Mësa duket, qëllimi i sulmeve ajrore ishte për ta neutralizur mbrojtjen ajrore të Sirisë dhe për ta parandaluar arritjen e përforcimeve në vendin e ngjarjes.

Në një raportim tjetër të uebfaqes amerikane të lajmeve, “Axios”, e cila citoi tri burime që thuhet se kishin njohuri për operacionin, thuhet se njësia elitare “Shaldag” e Forcës Ajrore të Izraelit e ka kryer bastisjen.

Ky medium gjithashtu raporton se Izraeli i kishte informuar Shtetet e Bashkuara para nisjes së operacionit dhe se nuk pati ndonjë rezistencë nga Shtëpia e Bardhë.

BBC-ja nuk ka arritur që t’i vërtetojë këto raportime në mënyrë të pavarur.

Qeveria e Izraelit nuk ka komentuar, por duket se qëllimi i bastisjes ishte që të parandalohej furnizimi i Hezbollahut me raketa precize nga Irani.

Izraeli e kishte sulmuar objektin edhe para shtatë vjetëve, ndërsa ka kryer dhjetëra sulme ajrore në Siri që nga fillimi i luftës në Gaza para gati një viti.

Lajme të ngjashme