Raportohet për të paktën 27 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Agjencia palestineze e lajmeve, “Wafa”, raporton se të paktën 27 njerëz janë vrarë nga tri sulme izraelite në Rripin e Gazës të martën.
Sipas kësaj agjencie, katër njerëz u vranë nga një sulm në Khirbet Al Adas, afër qytetit Rafah, në jug të Gazës, raporton televizioni BBC.
Më tej, agjencia palestineze e lajmeve raportoi për të paktën tetë të vrarë në zonën Al Alami të kampit të refugjatëve “Jabalia”, në veri të Gazës.
Agjencia gjithashtu raportoi për 15 njerëz të vrarë nga një sulm izraelit me dron në qytezë Beit Lahia, në pjesën veriore të Gazës.
Ushtria izraelite nuk i ka komentuar këto raporte specifike.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se 13 njerëz janë vrarë dhe 54 të tjerë janë plagosur nga një sulm izraelit afër një spitali në kryeqytetin libanez, Bejrut.