Raportohet për të paktën 110 të masakruar nga një bandë në Haiti - NACIONALE

Raportohet për të paktën 110 të masakruar nga një bandë në Haiti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Së paku 110 njerëz u vranë gjatë fundjavës në Cite Soleil të Haitit, kur një udhëheqës bande vuri në shënjestër njerëz të moshuar për të cilët dyshonte se i kishin shkaktuar sëmundje fëmijës së tij përmes magjisë, tha të dielën Rrjeti Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (RNDDH).

Sipas këtij grupi, të gjitha viktimat ishin mbi moshën 60-vjeçare. Udhëheqësi i bandës “Wharf Jeremie”, Monel “Mikano” Felix, dha urdhër për këtë masakër, pasi fëmija i tij u sëmur, tha RNDDH-ja, duke shtuar se ai kishte kërkuar këshillë nga një predikues i Voodoo-s, i cili i akuzoi të moshuarit në zonë se e kishin dëmtuar fëmijën përmes magjisë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Anëtarët e bandës vranë të paktën 60 njerëz të premten dhe 50 të tjerë të shtunën duke përdorur hanxharë dhe thika, tha më tej grupi për të drejtat e njeriut.

Cite Soleil është zonë me popullsi të dendur afër kryeqytetit Port-au-Prince dhe ndër pjesët më të varfra dhe më të dhunshme të Haitit.

Kontrolli i rreptë nga bandat, përfshirë kufizimin e përdorimit të telefonave celularë, e ka kufizuar aftësinë e banorëve për të shpërndarë informata rreth masakrës.

Felix-it, i cili e udhëheq bandën “Wharf Jeremie”, më 2022 i ishte ndaluar hyrja në shtetin fqinj të Haitit, Republika Domenikane.

Grupi RNDDH tha se fëmija e tij vdiq të shtunën./Nacionale

Lajme të ngjashme