Raportohet për të paktën 10 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza - NACIONALE

Raportohet për të paktën 10 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarë të Mbrojtjes Civile dhe gazetarë lokalë thanë të premten se të paktën dhjetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite në Gaza.

Një sulm ajror në kampin e refugjatëve “Jabalya”, në veri të Gazës, la të vrarë të paktën gjashtë persona, sipas zyrtarëve të Mbrojtjes Civile, të cilët arritën në vendin e ngjarjes dhe evakuuan disa të plagosur, raporton televizioni CNN.

Në distriktin Jabalya të Gazës janë kryer operacione me luftime intensive ditëve të fundit. Një spital në veri të Gazës pranoi disa trupa dhe shumë të lënduar pas sulmeve izraelite të enjten, sipas një personi që punon për televizionin CNN dhe që ishte i pranishëm atje.

Të shtëna të vazhdueshme armësh mund të dëgjoheshin tërë natën mes të enjtes dhe të premtes në Jabalya, sipas banorëve të zonës.

Salama Maroof, drejtoreshë e Zyrës Qeveritare për Media në Gaza, tha të enjten përmes një deklarate se ushtria izraelite ishte futur në Jabalya dhe e kishte izoluar vendbanimin verilindor, Beit Hanoun.

“Mijëra qytetarë që tash për tash janë në qytetin Beit Hanoun, nuk kanë marrë ushqim, ujë ose ndonjë prej nevojave të jetës që nga fillimi i operacioneve ushtarake ndaj kampit “Japalya”, dhe ata janë tërësisht të rrethuar brenda qytetit” – tha ajo, duke shtuar se në Beit Hanoun nuk ka objekte mjekësore funksionale.

Nga një sulm tjetër në kampin e refugjatëve “Nuseirat”, në pjesën qendrore të Gazës, të paktën katër persona u vranë, kur aeroplanët luftarakë izraelitë e goditën shkollën “Al-Jaouni”, ku janë strehuar njerëz të shpërngulur.

Gazetarët lokalë ishin dëshmitarë të arritjes së trupave në spitalin “Martirët e Al-Aksës” në Deir Al-Balah.

Lajme të ngjashme