Raportohet për rreth 40 të vrarë nga sulmi në një bazë ushtarake të Çadit
Rreth 40 ushtarë u vranë gjatë një sulmi në një bazë ushtarake në rajonin e Liqenit të Çadit të dielën, tha të hënën presidenca e vendit të Afrikës Qendrore.
Presidenti Mahamat Idriss Deby nisi një operacion për gjetjen e sulmuesve, thuhet në deklaratë, por në të nuk u përmend grupi që ishte përgjegjës për sulmin, raporton agjencia “Reuters”.
Rajoni i Liqenit të Çadit është sulmuar në mënyrë të përsëritur nga kryengritjet, përfshirë ISIS-in në Afrikën Perëndimore dhe Boko-Haramin, që shpërthyen në verilindje të Nigerisë më 2009 dhe u përhapën në perëndim të Çadit.
Çadi është aleat i rëndësishëm i forcave franceze dhe amerikane që synojnë të luftojnë kundër xhihadistëve në rajonin Sahel, që është bërë epiqendër globale e terrorizmit nën sulme nga fraksione besnike ndaj ISIS-it dhe Al-Qaedas.
Mali, Nigeri dhe Burgina Faso u kanë dhënë fund operacioneve ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe Francën viteve të fundit dhe, në vend të tyre, janë kthyer nga Rusia për të marrë mbështetje.