Raportohet për dhjetë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë - NACIONALE

Raportohet për dhjetë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka kryer sulme të qëllimshme kundër vendit të tij për ta mbajtur presionin ndaj Kievit dhe për t’i shkatërruar përpjekjet diplomatike.

Forca ajrore ukrainase thotë se Rusia hodh i140 dronë dhe katër raketa gjatë natës së kaluar, 88 prej të cilave u rrëzuan, raporton televizioni BBC.

Në portin Odesa, një objekt i infrastrukturës energjetike u godit. Zelensky tha se qëllimi i këtij sulmi ishte kundër pavarësisë dhe marrëdhënieve energjetike të vendit, duke e marrë parasysh faktin se objekti është në pronësi të një kompanie nga Azerbajxhani.

Një sulm tjetër la të vrarë tre njerëz dhe plagosi 23 të tjerë në qytetin Zaporizhia, tha kreu rajonal, Ivan Fedorov.

Edhe Kievi u godit gjatë natës. Një dron që ra në zonë banimi la të vrarë shtatë njerëz, përfshirë një fëmijë 18-muajsh dhe një 16-vjeçar, tha udhëheqësi rajonal, Oleh Syniehubov.

Lajme të ngjashme