Raportohet për 78 të vrarë e mbi 300 të plagosur nga sulmet izraelite në zonat e banimit në Teheran - NACIONALE

Raportohet për 78 të vrarë e mbi 300 të plagosur nga sulmet izraelite në zonat e banimit në Teheran

3 javë më parë

nga NACIONALE

Mediumi iranian, “Nournews”, raportoi të premten se 78 njerëz janë vrarë dhe 329 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në zona të banimit në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Ndërkohë, një zyrtar izraelit i sigurisë tha se disa dronë janë penguar mbi territorin e Sirisë para se të hynin në Izrael, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Me kërkesë të Iranit, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet më vonë të premten për shkak të sulmeve të Izraelit ndaj Iranit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka biseduar me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Indisë.

Lajme të ngjashme