Raportohet për 241 të vrarë për 24 orë nga sulmet izraelite në Gaza - NACIONALE

Raportohet për 241 të vrarë për 24 orë nga sulmet izraelite në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila menaxhohet nga Hamasi, ka thënë se të paktën 241 persona janë vrarë gjatë 24 orëve të kaluara, përderisa në enklavë po vazhdojnë operacionet ushtarake izraelite.

Komandanti i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, tha se konflikti me Hamasin do të vazhdojë “për shumë muaj të tjerë”, raporton televizioni BBC.

Izraeli thotë se goditi më shumë se 100 caqe të Hamasit të martën, në mesin e raportimeve për operacione të afërta tokësore në pjesën qendrore të Gazës.

Shpërthime të forta mund të dëgjoheshin nga Rripi i Gazës matanë perimetrit me Izraelin në orët e hershme të së mërkurës.

Në Bregun e pushtuar Perëndimor, burimet mjekësore palestinezë thonë se gjashtë palestinezë u vranë gjatë një sulmi izraelit me dron natën në kampin e refugjatëve “Nur Shams” në Tulkarem.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, përpos të vrarëve, gjatë së njëjës periudhë janë plagosur 382 persona.

Në bazë të të dhënave të kësaj ministrie, të paktën 20 mijë e 915 palestinezë janë vrarë – shumica gra e fëmijë – gjatë më shumë se 11 javëve luftime.

Pretendimet e palëve ndërluftuese nuk janë vërtetuar në mënyrë të pavarur.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjatjen e luftës përmes bllokimit të draft-rezolutave të OKB-së, me të cilat bëhej thirrje për armëpushim.

Gjeneral Halevi, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Mbrojtëse të Izraelit, tha në një konferencë për media se lufta “do të vazhdojë për shumë muaj të tjerë” për t’u siguruar që “arritjet [e Izraelit] të ruhen për një kohë të gjatë”.

Lajme të ngjashme