U hiqte "gjynahet'" përmes marrëdhënieve seksuale, rabiu akuzohet për përdhunim - NACIONALE

U hiqte "gjynahet'" përmes marrëdhënieve seksuale, rabiu akuzohet për përdhunim

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rabi është akuzuar për përdhunim, sodomi dhe sulm të pahijshëm në Jerusalem, pasi ai dyshohet se “po i pastronte" viktimat e tij nga mëkatet e tyre, duke kryer akte seksuale me to.

Sipas The Times of Israel, Rabiu Moshe Yazdi, 59 vjeç, u arrestua më 27 prill dhe gjithashtu është akuzuar për mashtrimin e viktimave.

Sipas aktakuzës, Yazdi është akuzuar se ka mashtruar shtatë gra dhe u ka thënë ndjekësve të tij se ata duhet të jenë absolutisht të bindur ndaj urdhrave të tij. Ai mendohet se ka punuar si rabi në komunitetin Amudei Hashalom të Jerusalemit që nga vitet 1990.

Në aktakuzën ndaj tij, ai ka nxjerrë pretendime se ishte një nga 36 njerëzit, që sipas traditave hebraike sigurojnë ekzistencën e vazhdueshme të botës.

Gjithashtu dyshohet se rabiu i ka bindur viktimat e tij se mëkatet e së kaluarës së tyre kishin lënë “shkëndja të papastërtisë brenda tyre”, duke u thënë se ato mund të hiqen vetëm përmes raporteve seksuale me të.

Akuzat kundër tij variojnë nga krimet e dyshuara të kryera më shumë se një dekadë më parë dhe një të fundit, të kryer para një viti e gjysmë.

Pas ankesave, është mësuar se një gjykatë rabinike e ka ndaluar Yazdi-n që të ligjerojë, të takohet ose të këshillojë gratë.

Lajme të ngjashme