Qindra vendbanime në terr në Ukrainë pas bombardimeve të Rusisë - NACIONALE

Qindra vendbanime në terr në Ukrainë pas bombardimeve të Rusisë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Dronët rus kanë dëmtuar pajisjet në nënstacionin e rajonit Dnipropetrovsk, një ditë pasi raketat dhe dronët shkatërruan centralin elektrik pranë Kievit.

Siç shkruan “The Guardian”, “sulmi erdhi pasi raketat dhe dronët rusë shkatërruan një termocentral të madh elektrik afër Kievit dhe goditën objektet e energjisë në disa rajone të Ukrainës të enjten, duke shkatërruar termocentralin Trypilska me qymyr pranë kryeqytetit”.

Tutje, Ukrenergo theksoi se 399 vendbanime ishin pa energji që nga mëngjesi i së premtes, me një ndërprerje të energjisë në rajonet Dnipropetrovsk, Donetsk, Sumy, Kharkiv dhe Kherson.

Lajme të ngjashme