Qëllohen për vdekje tre policë në Dagestan të Rusisë
Tre policë u vranë të hënën gjatë një përleshjeje me të shtënaa në rajonin Dagestan të Rusisë, pasi disa persona të armatosur e të paidentifikuar hapën zjarr në drejtim të automjetit të tyre, thanë autoritetet rajonale.
Sulmi kundër oficerëve policorë, të cilët i përkisnin një njësie të trafikut, ndodhi rreth orës 14 e 20 sipas kohës lokale, tha ministrja rajonale e punëve të brendshme, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, e citoi këtë ministri të ketë thënë se njëri nga sulmuesit është vrarë.
Në video të pavërtetuara, të publikuara në kanale të rrjetit “Telegram”, shiheshin trupat e policëve të shtrirë në një rrugë pranë një automjeti të policisë. Përderisa kalimtarët u ndalën që t’i ekzaminonin trupat, më shumë të shtëna u dëgjuan në rrugë.
Në pamje të tjera, një person i armatosur, i veshur me rroba të zeza, shihej duke shtënë me armë në rrugë e më pas duke ikur.
Në kanale të rrjetit “Telegram” u publikuan fotografi të pavërtetuara të dy burrave, për të cilët u tha se ishin sulmues, të shtrirë pranë shumë gjaku.
Dagestani, rajon me popullsi kryesisht myslimane, ka përjetuar disa sulme vdekjeprurëse viteve të fundit.
Në mars, forcat antiterroriste vranë katër militantë të lidhur me ISIS-in, për të cilët autoritetet thanë se po bënin komplot për të sulmuar një degë të Ministrisë së Brendshme./Nacionale