Putini vetë i gjashti përballë Trumpit: Nga kush përbëhet delegacioni rus në Alaskë?
Kremlini ka njoftuar se cilët zyrtarë do ta shoqërojnë presidentin rus, Vladimir Putin, në samitin me homologun amerikan, Donald Trump, në samitin e parë mes krerëve të ShBA-së e Rusisë që nga viti 2021.
Lista e delegacionit jep shenja për agjendën e mundshme të diskutimeve në skajin veriperëndimor të ShBA-së, raporton televizionit BBC.
Pjesë e delegacionit rus do të jenë:
Ministri i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov
Ministri i Mbrojtjes, Andrei Belousov
Ministri i Financave, Anton Siluanov
Këshilltari presidencial, Yuri Ushakov
Drejtori i Fondit të Investimeve të Drejtpërdrejta, Kirill Dmitriev
Lavrovi dhe Ushakovi janë diplomatë veteranë, figura kyçe në formësimin e politikës së jashtme ruse. Lavrovi e ka drejtuar Ministrinë e Jashtme për më shumë se 20 vjet, ndërsa Ushakovi, këshilltar presidencial kyç për më shumë se një dekadë, më parë ka shërbyer si ambasador i Rusisë në ShBA.
Përfshirja e Belousovit dhe Siluanovit në delegacion është sinjal se në agjendën e diskutimeve nuk do të jetë vetëm lufta në Ukrainë, por gjithashtu çështjet strategjike të sigurisë dhe zbutja e sanksioneve.
Dmitrievi është i njohur për lidhjet e tij me familjen e Putinit dhe për ndihmën që ia ka dhënë Kremlinit në ndërtimin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara dhe biznesin ndërkombëtar./Nacionale