Putini thotë se Rusia po triumfon në “betejën e drejtë” të saj në Ukrainë - NACIONALE

Putini thotë se Rusia po triumfon në “betejën e drejtë” të saj në Ukrainë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të hënën se forcat ruse janë duke triumfuar në atë që e quajti “betejë të drejtë” në Ukrainë.

“Luftëtarët dhe komandantët tanë shkojnë në sulm dhe i tërë vendi, mbarë Rusia, po e zhvillon këtë betejë të drejtë dhe po punon fort” – tha Putini në një video të publikuar në uebfaqen e Kremlinit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Së bashku, ne po i mbrojmë dashurinë tonë për mëmëdheun dhe unitetin e fatit tonë historik, ne po luftojmë dhe po triumfojmë” – shtoi ai.

Rusia e nisi pushtimin e plotë ët Ukrainës më 24 shkurt 2022, duke e quajtur “operacion special ushtarak” për demilitarizimin dh denazifikimin e vendit fqinj. Ukraina dhe aleatët e saj thonë se pushtimi rus është përpjekje e paprovokuar imperialiste për të rrëmbyer territore.

Luftës nuk po i shihet fundi pavarësisht përpjekjeve diplomatike të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund konfliktit, përfshirë organizimin e samiteve me homologët nga Rusia e Ukraina si dhe me udhëheqës të tjerë evropianë.

Rusia ka nën kontroll gati 114.500 kilometra katrorë ose 19 për qind të territorit të Ukrainës, përfshirë Krimenë dhe një pjesë të madhe territori në lindje e juglindje të vendit, sipas hartave me burim të hapur të fushave të betejës.

Duke e ndryshuar qëndrimin e tij të mëparshëm, Trumpi tha javën e kaluar se Ukraina ka gjasa që ta rifitojë territorin e saj dhe Uashingtoni tha se po e shqyrtonte kërkesën e Kievit për të siguruar raketa “Tomahawk” për të kryer sulme thellë në Rusi./Nacionale

Lajme të ngjashme