Putini thotë se do të takohej “me kënaqësi” me Trumpin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të mërkurën se do të takohej “me kënaqësi” me homologun amerikan, Donald Trump.
Duke folur para gazetarëve, kreu i Kremlinit theksoi se, nëse një takim i tillë zhvillohet, ai duhet të jetë mirë i përgatitur, raporton televizioni BBC.
Putini pranoi se “nuk ka lidhje të ngushta” me Trumpin dhe se ata nuk e kanë parë njëri-tjetrin “për një kohë të gjatë”.
Më tej, presidenti rus tha se beson që edhe Trumpi dëshiron të takohet me të.
“Por kjo nuk është e mjaftueshme” – shtoi ai, duke thënë se ekipet e dy udhëheqësve duhet të punojnë në disa çështje kyçe para se të mund të zhvillohet një takim i tillë.
“Kjo nuk është detyrë e lehtë” – tha Putini.