Putini kërkon falje për rrëzimin e aeroplanit në Kazakistan, por s'thotë se Rusia ishte përgjegjëse - NACIONALE

Putini kërkon falje për rrëzimin e aeroplanit në Kazakistan, por s'thotë se Rusia ishte përgjegjëse

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kërkuar falje nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për “incidentin tragjik” që ndodhi në hapësirën ajrore të Russië, ku u përfshi një aeroplan i linjës së Azerbajxhanit gjatë së mërkurës.

Fluturimi J2-8243 u rrëzua të mërkurën pranë qytetetit të Aktau në Kazakistan, pas devijimit nga një zonë e Rusisë jugore ku Moska ka përdorur në vazhdimësi sistemet e mbrojtjes ajrore kundër dronëve ukrainas.

Të paktën 38 njerëz kanë vdekur dhe 29 kanë mbijetuar.

Kremlini në një deklaratë, sipas “Reuters”, ka thënë:

“Presiddenti Vladimir Putin ka kërkuar falje për incidentin tragjik që ndodhi në hapësirën ajrore ruse dhe edhe një herë ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejt të lënduarve”.

“Është theksuar gjatë bisedës se avioni i pasagjerëve të Azerbajxhanit, i cili udhëtonte sipas orarit të tij, u përpoq vazhdimisht të ulej në aeroportin e Groznit. Në atë kohë, Grozni, Mozdok dhe Vladikavkaz sulmoheshin nga mjete ajrore pa pilot ukrainase dhe sistemet e mbrojtjes ruse i zmbrapsën këto sulme.” – u tha tutje, transmeton Nacionale.

Ndërkohë, dy pasagjerë dhe një anëtar i ekuipazhit në aeriploanin e linjës së Azerbajxhanit që u rrëzua në Kazakistan, kanë thënë për Reuters se dëgjuan të paktën një zhurmë të fortë, derisa po i afroheshin destinacionit fillestar të Gronzit në jug të Rusisë.

“Pas zhurmës, mendova se aeroplani do të nis të shpërbëhet.” – ka thënë Subhonkul Rakhimov, një prej pasagjerëve.

Lajme të ngjashme