Putini i dërgon letër homologut sirian, i ofron bashkëpunim - NACIONALE

Putini i dërgon letër homologut sirian, i ofron bashkëpunim

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dërguar një letër homologut sirian, Ahmed al-Sharaa, në të cilën i ka përkrahur përpjekjet për stabilizimin e situatës në Siri.

Agjencia e lajmeve “Reuters”, duke e cituar agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, TASS, raporton se në këtë letër, Putini tha se Rusia është e gatshme për t’u angazhuar në “bashkëpunim praktik”.

Kreu i Kremlinit e konfirmoi “gatishmërinë e vazhdueshme të Rusisë për të zhvilluar bashkëpunim praktik me udhëheqësinë siriane në mbarë vargun e çështjeve rreth agjendës dypalëshe me qëllim të fuqizimit të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore ruso-siriane”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Siria është goditur nga një valë e vrasjeve sektare. Kremlini tha më herët këtë muaj se dëshironte të shihte një Siri të bashkuar e “miqësore”, sepse jostabiliteti atje do të mund ta prekte tërë Lindjen e Mesme.

Rusia, e cila ka dy baza ushtarake me rëndësi strategjike në Siri, ishte njëra nga mbështetëset kryesore të ish-presidentit Bashar al-Assad, i cili ka ikur pikërisht në Rusi pas rrëzimit nga pushteti në dhjetor.

Al-Sharaa është emëruar president i përkohshëm i Sirisë për periudhën kalimtare. Në dhjetor, rebelët e udhëhequr nga grupi i tij, Hayat Tahrir al-Sham (HTS) zhvilluan një ofensivë të shpejtë dhe të suksesshme, duke e rrëzuar Assadin pas më shumë se 13 vjetëve luftë civile./Nacionale

Lajme të ngjashme