Putin propozon shkarkimin e Shoigut, Belousov pritet ta pasojë atë
Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes dhe aleatit të vjetër Sergei Shoigu, pas më shumë se dy vitesh luftë në Ukrainë, njoftoi Dhoma e Lartë e Parlamentit të dielën, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Putin propozoi Andrei Belousov, një ish zëvendëskryeministër, si ministër të ri të mbrojtjes.
Lideri rus propozoi që Sergei Lavrov të mbetet ministër i Jashtëm.
Ndryshimi vjen disa javë pasi Timur Ivanov, një zëvendësministër rus i mbrojtjes i ngarkuar me projektet e ndërtimit ushtarak, u burgos në pritje të një hetimi dhe gjyqi me akuzat për ryshfet.