Protesta në mbarë Francën kundër planeve për kufizime buxhetore - NACIONALE

Protesta në mbarë Francën kundër planeve për kufizime buxhetore

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Qindra mijëra punëtorë pritet të marrin pjesë në protesta e greva në mbarë Francën të enjten, pasi sindikatat e punëtorëve bënë thirrje për një ditë proteste kundër kufizimeve buxhetore.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se 600.000 deri në 900.000 njerëz mund të marrin pjesë në protesta në mbarë vendin, duke shtuar se do të angazhojë 80.000 policë për ta mbajtur rendin, raporton televizioni BBC.

Për përleshje u raportua në qytetet Luon dhe Natnes, ku policia përdori gaz lotsjellës në përpjekje për ta shpërndarë turmën e protestuesve.

Protestat vijnë rreth një javë pasi Sebastien Lecornu, aleat i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron, u emërua kryeministër pas rrëzimit të qeverisë së François Bayrou-s.

Të enjten në mëngjes pati pengesa të shumta në transportin publik. Shumë linja të metrosë në Paris u mbyllën, ndërsa protestuesit bllokuan rrugë në qytete të rëndësishme të Francës.

Nxënës e studentë u mblodhën në hyrje të shkollave e universiteteve në kryeqytet dhe në qytete të tjera, duke i bllokuar hyrjet dhe duke brohoritur slogane të ndryshme. Rreth një e treta e mësimdhënësve iu bashkuan protestës.

Sindikatat e punëtorëve kanë bërë thirrje për shpenzime më të mëdha në shërbime publike, taksa më të larta ndaj shtresës së pasur dhe shfuqizim të kufizimeve buxhetore të paraqitura nga qeveria e kaluar, e cila pati jetë të shkurtër në pushtet./Nacionale

Lajme të ngjashme