Princesha Kate po bën ‘progres’ në shërimin nga kanceri, pritet ta bëjë paraqitjen e parë publike pas shumë muajve - NACIONALE

Princesha Kate po bën ‘progres’ në shërimin nga kanceri, pritet ta bëjë paraqitjen e parë publike pas shumë muajve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka thënë se po bën “progres” në shërimin e saj nga sëmundja e kancerit dhe pritet ta bëjë paraqitjen e parë publike pas disa muajve në festën e ditëlindjes së Mbretit gjatë së shtunës.

“CNN” raporton se Kate, e cila në mars konfirmoi se është diagnostifikuar me kancer, ka thënë në një njoftim të premtën se ka përjetuar “ditë të mira dhe ditë të këqija” gjatë kimioterapisë dhe pret që trajtimi i saj të vazhdojë edhe disa muaj.

Megjithatë, ajo pritet të paraqitet në ballkonin e Pallatit Buckingham me familjen mbretërore gjatë së shtunës.

“Jam duke bërë progres të mirë, por secili që ka kaluar kimioterapinë e di që ka ditë të mira dhe ditë të këqija.” – ka thënë princesha.

Kate pritet që të udhëtojë me fëmijët e saj, derisa do ta ndjekë paradën pranë familjes nga ballkoni mbretëror.

Ky sipas mediave të huaja, është një moment i veçantë, pasi princesha pritet ta bëjë paraqitjen e parë publike që nga Dita e Krishtlindjeve.

Por kjo nuk do të thotë që ajo do t’i rikthehet detyrave publike, dhe përgjatë procesit të shërimit, secila paraqitje duhet të bëhet me këshillën e mjekëve.

“Jam prekur shumë nga të gjitha mesazhet e përkrahjes dhe inkurajimin përgjatë muajve të fundit. Me të vërtetë ka bërë një dallim të madh për mua dhe William dhe n aka ndihmuar të dyve gjatë disa prej kohëve më të vështira”.

Kate u largua përkohësisht nga detyrat e saj në janar, pas një njoftimi të Pallatit Kensington gjatë asaj kohe, ku thuhej se ajo po shërohet nga një operacion.

Në mars, pas shumë spekulimeve për mirëqënien e saj, ajo publikoi një video ku njoftoi se është diagnostifikuar me kancer pas operacionit.

Lajme të ngjashme