Presidenti i Argjentinës e fyen kryeministrin e Spanjës midis Madridit – përsëri - NACIONALE

Presidenti i Argjentinës e fyen kryeministrin e Spanjës midis Madridit – përsëri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, e fyeu kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, në një organizim në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, një vit pasi një sulm i ngjashëm me fjalë kishte eskaluar në përplasje diplomatike.

Në një tubim të Forumit Ekonomik të Madridit të dielën në mbrëmje, Milei bëri thirrje për “rrahje të banditit lokal”, duke iu referuar Sanchezit, por pa ia përmendur emrin drejtpërdrejt, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Zyra e kryeministrit spanjoll refuzoi që ta komentonte incidentin.

I zgjedhur president i Argjentinës në fund të vitit 2023, Milei shpesh ka marrë pozicione rebele dhe ka bërë gjeste teatrale.

Në maj të vitit 2024, Milei e kishte quajtur “të korruptuar” bashkëshorten e kryeministrit spanjoll, Begona Gomez, në një tubim tjetër në Madrid.

Komenti i tij kishte shkaktuar përplasje diplomatike. Qeveria e Spanjës e kishte tërhequr ambasadorin nga kryeqyteti argjentinas për disa muaj, pasi Milei kishte refuzuar që të kërkonte falje.

Presidenti Milei më pas e kishte vazhduar gjuhën e rëndë, duke e quajtur Sanchezin “arrogant”, “totalitar” dhe “frikacak”, edhe pse Argjentina e kishte mbajtur ambasadorin e vet në Madrid.

Zonja Gomez është nën një hetim preliminar për ushtrim ndikimi dhe korrupsion të mundshëm. Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë mohuar se kanë bërë ndonjë shkelje./Nacionale

Lajme të ngjashme