Praktikanti ushtarak vret dy ushtarë dhe plagos një tjetër në Japoni - NACIONALE

Praktikanti ushtarak vret dy ushtarë dhe plagos një tjetër në Japoni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një praktikant ushtarak 18-vjeçar qëlloi tre ushtarë të tjerë në një poligon qitjeje në një bazë ushtarake japoneze të mërkurën, duke vrarë dy prej tyre, thanë zyrtarët.

I dyshuari është arrestuar nën dyshimin për vrasje në tentativë në prefekturën Gifu të Japonisë qendrore, tha policia japoneze.

I dyshuari shkrepi një pushkë të gjatë në drejtim të ushtarëve të tjerë gjatë ushtrimeve me të shtëna në poligonin “Hino Kihon”, tha policia. Sipas autoriteteve, në mesin e tre të plagosurve është një ushtar 25-vjeçar.

Forca Mbrojtëse Tokësore konfirmoi se më vonë se dy prej të plagosurve kishin vdekur në një spital, raporton agjencia "Associated Press".

Besohet se edhe disa njerëz të tjerë ishin duke marrë pjesë në ushtrime, kur ndodhën të shtënat, por hollësitë janë duke u hetuar, tha një zyrtar ushtarak në kushte anonimiteti.

Japonia njihet për nivelin e lartë të sigurisë dhe ka ligje të ashpra për kontrollimin e armëve, por viteve të fundit ka pasur dhunë të profilit të lartë, përfshirë të shtënat, therjet dhe zjarrvëniet. Është shtuar shqetësimi edhe për armët dhe mjetet plasëse të përgatitura në kushte shtëpiake.

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, u vra në korrikun e vitit të kaluar nga një sulmues që përdori një armë të përgatitur në kushte shtëpiake.

Muajin e kaluar, një burrë u arrestua, pasi u dyshua e kishte qëlluar për vdekje dy policë, pasi paraprakisht kishte vrarë dy gra me thikë në prefekturën Nagano.

Lajme të ngjashme