Polonia do t’ia ndalojë hyrjen në territorin e saj Milorad Dodikut - NACIONALE

Polonia do t’ia ndalojë hyrjen në territorin e saj Milorad Dodikut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Polonia do t’ia ndalojë hyrjen në territorin e saj udhëheqësit separatist serb të Bosnjës, Milorad Dodik, tha të martën Ministria e Jashtme e Polonisë, në kohën e një krize politike në shtetin ballkanik, ku ai po kërkohet nga autoritetet për sulm ndaj rendit kushtetues.

Ky vendim nënkupton që Polonia u bashkohet Gjermanisë e Austrisë në grupin e vendeve që ia ndalojnë hyrjen Dodikut, i cili e ka shkaktuar krizën më të madhe politike në Bosnjë që nga përfundimi i luftës në vitetet e nëntëdhjeta duke i sfiduar vendimet e një emisari ndërkombëtar, roli i të cilit është parandalimi i rrëshqitjes së shtetit multietnik përsëri në konflikt, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Një procedurë është nisur në lidhje me ndalimin kombëtar të hyrjes për Milorad Dodikun. Procedura është duke vazhduar. Do të finalizohet brenda disa ditëve” – tha Ministria e Jashtme e Polonisë.

Zyra për shtyp e partisë së Dodikut nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, që iu dërgua përmes postës elektronike.

Emisari ndërkombëtar i paqes për Bosnjën, Christian Schmidt, tha në prill se kishte dhënë urdhër për ndërprerjen e të gjitha fondeve nga buxheti për partinë e Dodikut.

Policia shtetërore e Bosnjës, SIPA, u mundua ta arrestonte Dodikun në pirll, por u ndalua nga forcat e armatosura policore të Republikës Serbe./Nacionale

Lajme të ngjashme