Po vjen era president: Libri mbi Pallatin Elysee tregon se Macron parfumoset gjatë gjithë ditës - NACIONALE

Po vjen era president: Libri mbi Pallatin Elysee tregon se Macron parfumoset gjatë gjithë ditës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sipas një libri të ri mbi jetën në Pallatin Elysee, presidenti Emmanuel Macron përdorë aq shumë parfum, sa që ndihmësit e tij e “aromatizojnë” praninë para se ai të hyjë në dhomë.

“The Telegraph” raporton se Macron spërkat “sasi industriale” të Dior Eau Savage, në atë që shihet si një “atribut i qëllimshëm i pushtetit”.

Pjesë nga libri “Tragjedia e Elysee", nga një gazetar i Le Parisien, pretendojnë se Macron përdor parfumin e famshëm “në të gjitha orët e ditës”.

Shishet e parfumit janë nga 100 ml, dhe Macron raportohet se ka gjithmonë “një shishe në dorë, veçanërisht në një nga sirtarët e tavolinës së tij".

Libri pohon: “Vizitorët më pak të mësuar mund ta gjejnë veten të pushtuar nga aroma sa e rafinuar aq edhe e fuqishme. Kjo është shenjë e një gjëje: që presidenti është në ndërtesë."

“Kur Emmanuel Macron hyn në dhomë, mund ta ndjesh...” – citon libri një nga ish-ndihmësit e tij, i cili shpjegon se kjo është një mënyrë e pohimit të fuqisë së tij, “gati si duke e shënuar territorin e tij”.

“Nuk është e mbrehtë, por e shpejtë. Do të thotë: keni kujdes, unë po vij” – thotë një ish-ndihmës.

“Aq shumë sa disa pjesëtarë të stafit kanë bërë shaka me një shprehje që kanë dërguar nga një krah në tjetrin: Po vie era president”.

Lajme të ngjashme