Pete Hegseth: ShBA nuk e ka më “në fokus primar” sigurinë e Evropës
Sekretari i mbrojtjes i sapoemëruar nga Donald Trump u tha aleatëve në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar se SHBA nuk ishte më “e përqendruar kryesisht” te siguria e Evropës dhe se Evropa do të duhej të merrte drejtimin në mbrojtjen e Ukrainës.
Pete Hegseth, duke folur para ministrave të mbrojtjes në një takim drekë në Bruksel, tha se Evropa duhej të siguronte “pjesën dërrmuese” të ndihmës ushtarake të ardhshme për Kievin – dhe të pranonte se rikthimi i kufijve të Ukrainës para vitit 2014 ishte jorealist.
Shefi i Pentagonit tha se ishte “këtu sot për të shprehur drejtpërdrejt dhe pa mëdyshje realitetet e ashpra strategjike që e pengojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë të përqendruara kryesisht te siguria e Evropës”, raporton The Guardian.